Fëmijët shqiptarë në Siri, Myftiu i Shkodrës: Diplomacia të ndërhyjë!

19.10.2019 10:12:51

Myftiu i Shkodres, imam Muhamed Sytari i bën thirrje diplomacisë shqiptare për rikthimin në atdhe të fëmijëve që janë në Siri. Ai thotë se Diplomacia dhe shteti duhet të punojnë për rikthimin e tyre në Shqipëri, pasi janë të pafajshëm.

Sipas myftiut të Shkodrës, prindërit u gënjyen nga propaganda false në Siri dhe tashmë femijët shqiptarë po vuajnë. Shumica prej tyre kanë humbur edhe prindërit.

Janë shumë raste të fëmijëve shqiptarë, të cilët janë larguar familjarisht në Siri, por luftimet atje kanë bërë që shumë kryefamiljarë të kenë humbur jetën, duke lënë në mes të rrugës gra e fëmijë. Madje, shumë fëmijë janë nëpër kampe dhe në rrezik serioz për jetën.