FIA zyrtarizon shitjen e aksioneve të Formula 1 te “Liberty Media”

19.01.2017 13:36:08

Këshilli i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), përmes një mbledhje të zhvilluar dje në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës, ka konfirmuar shitjen e të drejtave televizive te pronarët e rinj të “Liberty Media”. FIA, përmes një komunikate për mediat, ka deklaruar se ka miratuar me unanimitet ndryshimet në pronësi dhe kalimin e kuotave të maxhorancës në duart e pronarëve të rinj amerikanë. “Liberty Formula One Group dhe FIA synojnë të bashkëpunojnë për të krijuar një raport të mirë dhe që garanton suksesin dhe avzhdimësinë e kampionatit të Formula 1, në një afat të gjatë”, thuhet në komunikatë. “Liberty Media”, që kontrollohte nga manjati mediatik John Malone, ka firmosur akordin e kontrollit të botërorit të Flormula 1 që në shtator, kur mori një pjesë në aksioneve të Bernie Ecclestone. Marrëveshja parashikon që pronarët e rinj të paguajnë rreth 8 miliardë dollarë për blerjen e aksioneve të Formula 1.