Forcat vullnetare të gatshme për betejën e Mosulit

31.08.2016 23:36:21

Sekretari i përgjithshëm i organizatës Bedr të Irakut deklaroi se forcat vullnetare irakiane (Al Hashad Al Shaabi) janë plotësisht të gatshme të marrin pjesë në betejën vendimtare për çlirimin e Mosulit.

Hadi Al Ameri, tha se forcat vullnetare irakiane kanë arritur fitore të mëdha në luftën kundër ISIS dhe kanë çliruar shumë territore nga pushtimi i terroristëve. Ai kritikoi disa qarqe që i shohin me skepticizëm forcat vullnetare dhe shtoi se asgjë nuk mund të pengojë pjesëmarrjen e forcave vullnetare në luftën kundër terroristëve të ISIS.

Kryeministri irakian Heidar Ebadi ka deklaruar se të gjitha forcat irakiane mes të cilave edhe Al Hashad Al Shaabi duhet të marrin pjesë në operacionin për çlirimin e qytetit Mosul në veri të Irakut.