Frika nga coronavirusi – mbyllet Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan për turistët

10.03.2020 17:40:31

Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan dhe bazilika kryesore e tij, u mbyllën për turistët të martën, pasi që synohet frenimi i shpërthimit të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, Selia e Shenjtë tha se masat do të qëndrojnë në fuqi deri më 3 prill, në mënyrë që të ndalohet përhapja e virusit vdekjeprurës.

Raportohet se kufizimet e reja në mbarë Italinë mbi tubimet publike, si dhe lëvizjen midis qyteteve, do të qëndrojnë për katër javët e ardhshme.

Vatikani deri më tani ka konfirmuar zyrtarisht një rast me Covid-19, virus ky që ka vrarë më shumë 463 persona në Itali.