Fushata e Hillary Clinton: Pretendimet e Trumpit se Hillary është bashkëthemeluese e ISIS, të rreme

11.08.2016 18:55:00

Fushata e kandidates demokrate për presidente të ShBA-së, Hillary Clinton, ka reaguar sot ndaj pohimeve të kandidatit republikan Donald Trump se presidenti Barack Obama dhe Hillary Clinton janë bashkëthemelues të ISIS, duke i cilësuar ato si pohime të rreme.

“Ky është një shembull tjetër i Donald Trumpit që flet gjepura për Shtetet e Bashkaura,” kështu ka thënë këshilltari i lartë politik i Clintonit, Jake Sullivan, raporton Reuters, përcjell Express.

“Ajo që është e jashtëzakonshme për komentet e Trumpit është se përsëri, ai po i jehon temat e diskutimit të Putinit dhe kundërshtarëve tanë për të sulmuar liderët e Amerikës dhe interesat e Amerikës, gjersa po dështon të ofrojë çfarëdo plani serioz për të luftuar terrorizmin apo për ta bërë vendin më të sigurt,” përfundoi ai.