Shihni çfarë bën Amerika për italianët

16.03.2020 10:45:12

Italia po përballet me një situatë mjaft të vështirë, ku numri i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në mbi 1800. Vatra e infeksionit të COVID-19 është në Europë dhe Italia mban rekordin.

E gjithë bota është solidarizuar me Italinë dhe se fundmi edhe amerikanët. E bija e Donald Trump, Ivanka Trump ka zbuluar disa pamje magjike, ku avionët ngrihen në ajër me ngjyrat e flamurit italian.

“Të duam Itali”, shkruan ajo krahas pamjeve.