Koronavirusi/ Futi në ‘sherr’ SHBA-Gjermani, kompania që po punon për vaksinën jep lajmin e mirë

16.03.2020 10:54:15

Kompania farmaceutike gjermane që u vu në qendër të polemikave pas raportimeve për përpjekje nga Shtetet e Bashkuara për të blerë vaksinën kundër koronavirusit, ka reaguar të dielën.

CureVac thotë në një postim në Twitter se “hedh poshtë hamendësimet rreth ofertave për blerjen e kompanisë apo teknologjisë sonë”.

Duke shpjeguar se puna e saj është përqendruar në zhvillimin e një vaksine për të mbrojtur njerëzit në mbarë botën, CureVac ka dhënë detaje nga faza në të cilën ndodhen punimet drejt vaksinës kundër Covid-19.

“Së fundmi kemi rezultate të suksesshme në programin e vaksinimit te lepujt, duke arritur mbrojtjen e plotë të njerëzve me dy doza nga 1 mikrogram (1/1 mln e gramit). Këto rezultate janë inkurajuese kur mendohet se duhen furnizuar popullata dhe njerëz në mbarë botën në situata pandemie”, thuhet në deklaratën zyrtare të kompanisë gjermane.