SHBA – Vaksina kundër COVID-19 testohet për herë të parë në Uashington

16.03.2020 10:59:18

Pergaditi Sylejman Morina

Një vaksinë kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), e cila është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të testohet të hënën për herë të parë në shtetin e Uashingtonit.

Vashington 16 mars 2020

SHBA – Vaksina kundër COVID-19 testohet për herë të parë në Uashington
“Testi i vaksinës së financuar nga Institutet Kombëtare të Shëndetësisë (NIH) do të bëhet në Institutin Kërkimor «Kaiser Permanente» në Siatëll të Uashingtonit”, deklaruan autoritetet qeveritare amerikan, sipas agjencisë së lajmeve “AP”.

Bëhet e ditur se testi do të aplikohet mbi 45 vullnetarë të shëndetshëm, se këta persona nuk rrezikojnë të infektohen me virusin në fjalë dhe se testi do të marrë në provë vetëm efektet anësore të vaksinës.

Zyrtarët vunë në pah gjithashtu se zhvillimi i një vaksine që do të përdoret tek pacientët e infektuar me koronavirus, mund të zgjasë 8 muaj deri në 1 vit.

Ndërkohë që COVID-19 vazhdon të përhapet vrullshëm, shumë vende janë vënë në garë për të zhvilluar vaksinën kundër sëmundjes në fjalë.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 160.000 njerëz anembanë botës janë infektuar me koronavirus, epidemi që shpërtheu më 12 dhjetor në qytetin Vuhan të Kinës dhe që javën e kaluar u konsiderua zyrtarisht pandemi globale, pasi ka shkaktuar të paktën 5.800 vdekje në mbi 120 vende.