FUSHATA E ORKESTRUAR NGA EKSPOZITURA TE LUFTES PROPAGANDISTIKE DHE SPECIALE NUK NA ZHVENDOS NGA PERQENDRIMI – FITORJA E KOALICIONIT SUPERIOR

06.06.2017 12:52:47

Prof. dr. Muhamet Mustafa ka reaguar ndaj shkarravitjeve të ulta propagandistike, siç i quan ai, që ekspozitura dhe altoparlantë të propagandës kundër klasës së ekonomistëve më të mirë të vendit.

Sipas prof. Mustafës kjo bëhet me qëllim të zhvendosjes së përqendrimit nga puna primare: fitja e koalicionit superior, dhe këtë e bëjnë, nga paniku që i ka kap e që i bëjnë të mos heizotjnë të publikojnë shumë shumë të pavërteta.

“Ka filluar pak me heret ,aty ketu jave me pare, e eshte intensifikuar keto dy tri ditet e fundit nje shkarravitje e ulte propagandistike me trillime e konstrukte per nje klase te re ekonomistesh qe kane bere diference ne mendimin ekonomik tek ne. Duket se media te catuara elektronike, sidomos shquhet njeri prej tryre, kane marre rolin e ekspozitures dhe altoparlantit te kesaj propagande. Nuk do mend se qellim eshte qe kete ta shnderrojne ne “ceshtje” ( pra shkollimin e kuadrave , nje klase ekonomistesh me te mire te vendit) dhe te na zhvndosin perqendrimin tone nga puna jone primare keto dite : Fitorja e Koaliciomit superior, ku jemi te angazhuar. Duket se kur I kap paniku nuk hezitojne per te publikuar plote te pavertaeta. Tani per tani kaq per kete ceshtje. He per he nuk do te merremi me ta.Do ta bejme punen tone ku jemi angazhuar fuqishem. Po atyre do tu behet rasti qe po e kerkojne ne instituciomet kompetente te shtetit ligjor.” – thuhet në reagimin e prof. Muhamet Mustafës.