Gjendet një person i vdekur në Sarandë

10.04.2017 16:38:44

Në Sarandë, është gjetur kufoma e një personi, i cili dyshohet të ketë vdekur prej afro dhjetë ditësh.

Mesditën e djeshme, e diel, në lagjen Nr. 3 në Sarandë, në banesë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, I.T., 61 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 61-vjeçari ka ndërruar jetë para 8-10 ditësh.

Mësohet se viktima ishte endacak dhe jetonte i vetëm në një banesë, ndërkohë që atë e kanë gjetur fqinjët në shtëpinë ku jetonte për shkak se kishte nisur të binte erë.

Fqinjët kanë lajmëruar policinë, ndërsa nga veprimet paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Sarandës.