Autoritetet gjermane janë duke zhvilluar hetimet e tyre  për 60 azilkërkues të dyshuar për lidhje të mundshme me organizata terroriste, përfshirë Shtetin Islamik, ka thënë sot Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA).

“Duke pasur parasysh lëvizjen migruese në Gjermani, ne duhet të vlerësojmë se ekzistojnë anëtarë aktivë ose ish-anëtarë, mbështetës dhe simpatizues të organizatave terroriste dhe kriminelë lufte islamikë, në mesin e refugjatëv”,është thënë nga BKA.

Në deklaratë më tutje theksohet se policia aktualisht nuk ka ndonjë indikacion konkret për plane eventuale të sulmeve.

Sipas tyre gjithashtu në 60 rastet e iniciuara të procedurës hetimore, duhet pasur parasysh se për dy muaj e gjysmë janë dhënë udhëzues për 40 hetime, transmeton Indeksonline.

BKA paralajmëroi se, për shkak të valëve të mëtejshme të refugjatëve në Gjermani, duhet të supozohet se në mesin e refugjatëve mund të ketë edhe anëtarë aktiv dhe ish mbështetës e simpatizantë të organizatave terroriste apo kriminelëve të luftës islamike.

Teksa është informuar se policia i ka marrë 410 informacione nga autoritetet lokale të 16 shteteve federale gjermane, për terroristët e mundshëm në mesin e refugjatëve.

Vrasja në Paris ka treguar se vetë të quajturit terroristë islamik ishin në valën e refugjatëve të koftrabanduar në Evropë.

Sipas BKA, kërcënimi i terrorizmit në Gjermani është ende i lartë.

“Evropa dhe Gjermania për një kohë të gjatë janë ndër objektivat e terrorizmit islamik,” u tha nga BKA.

Në të njëjtën kohë një numër në rritje i ekstremistëve islamikë, të cilët lëvizin nga Gjermania në Siri për për të luftuar për Shtetin Islamik.

BKA gjithashtu ka theksuar se deri më tani rreth 480 persona nga Gjermania janë dërguar në Siri.