Gjermania i vjen në ndihmë Italisë, pranon pacientë me koronavirus që po luftojnë me jetën

27.03.2020 11:04:16
A convoy of Italian Army trucks is unloaded upon arrival from Bergamo carrying bodies of coronavirus victims to the cemetery of Ferrara, Italy, where they will be cremated, Saturday, March 21, 2020. The transfer was made necessary since Bergamo mortuary reached maximum capacity. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms. For some it can cause more severe illness, especially in older adults and people with existing health problems. (Massimo Paolone/LaPresse via AP)

Kur Italia është ndër shtetet më të goditura të Europës për shkak të numrit të të prekurve, por edhe të të vdekurve, Gjermania i ka ardhur sërish në ndihmë. Mësohet se spitalet gjermane, që kanë hapësira të lira, do të pranojnë të paktën 47 pacientë nga Italia, që janë të prekur me koronavirus, në shenjë solidariteti me këtë shtet evropian. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

“Ne qëndrojmë afër miqve tanë italianë. Ne mund ta menaxhojmë këtë situatë vetëm bashkë”, ka thënë Maas në një deklaratë të shkurtër.

Instituti për sëmundje infektuese, Robert Koch ka raportuar të mërkurën për 36,508 persona të infektuar me këtë sëmundje në Gjermani, si dhe për 198 vdekje.

Në gjithë botën deri më tani është raportuar për mbi gjysmë milioni pacientë të prekur me koronavirus.