Goditet mafia “Cosa Nostra”, arrestohen 46 persona në Nju-Jork (Foto)

04.08.2016 22:32:14

Në orët e fundit, policia amerikane ka goditur rrjetin e mafias siçiliane “Cosa Nostra” në Nju-Jork. Sipas Agjencisë Federale Amerikane, gjatë këtij operacioni janë arrestuar rreth 46 persona të lidhur me familjet mafioze të Genoves, Gambino, Lucchese e Bonanno.

Ndërkohë mediat amerikane shkruajnë se mes të arrestuarve është dhe bosi mafioz i Filadefias, Josef Merlino. Të arrestuarit rrezikojnë deri në 20 vite burg.

Sipas komunikatës së shtypit të FBI-së, ky operacioni është ekzekutuar pas disa vitesh hetime e ka përfshirë të gjithë territorin e brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia amerikane ka njoftuar se 46 mafiozët janë arrestuar në Nju-Jork, Newark, Boston, Miami e New Haven. Ato shtojnë se mes të arrestuarve ka dhe eksponentë të familjes së njohur mafioze Columbo.