Gruaja nga Prishtina raportohet e zhdukur, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

08.11.2019 14:37:05

Remzie Mustafa tash e disa kohë është raportuar e zhdukur.

Për të është bërë thirrje që kushdo që e sheh, të raportojë në numrin e shënuar më poshtë.

Për Remzien janë shpërndarë edhe fletushka në Prishtinë, ku luten të gjithë qytetarët të cilët mund të kenë informacione për vendndodhjen e saj, t’i japin ato.

Ajo ka flokë të bardha, veshur një jelek të zi, trenerka ngjyrë hiri, dhe patika të zeza.

Të gjithë ata që mund ta kenë parë, luten të lajmërohen në numrin: 044 22 66 78.