Haki Çako largohet në mënyrë demonstrative nga komisioni hetimor

22.11.2016 14:03:31

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako është larguar në mënyrë demonstrative nga mbledhja e komisionit të posaçëm hetimor për pajisjen përgjuese të policisë, ‘Imsi Catcher’.

Çako refuzoi t’u jepte përgjigje pyetjeve të deputetëve të opozitës në këtë komision hetimor, ndërsa pas disa minutash u largua në mënyrë demonstrative pa përfunduar mbledhja.

Kryetari i këtij komisionit, Flamur Noka e quajti urdhër politik gjestin e drejtorit Haki Çako. “I erdhi urdhri që të largohej”, u shpreh demokrati Noka.

Në mbledhje ishin të pranishëm vetëm deputetët e opozitës, pasi mazhoranca u largua që në fillim të mbledhjes.