Haradinaj: Marrëdhëniet me Maqedoninë do të përparojnë

12.12.2017 10:37:18

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj e ka cilësuar të rëndësishme vizitën e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Haradinaj ka thënë se ky takim do të ndihmoj në përmirësimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, raporton lajmi.net.

“Kjo vizitë është e rëndësishme ne jemi fqinjë jeta dhe fati na lidh, perspektiva euroatlantike na bashkon. Sot kemi ndihmu që marrëdhëniet tona të përparojnë, sot kemi marrë plot obligime që besoj se do të kemi rastin t’i finalizojmë në takimet e përbashkëta të dy qeverive”, ka thënë Haradinaj.