Haradinaj, nesër vizitë zyrtare në Tiranë

26.09.2017 19:26:46

Në vizitën e tij të parë zyrtare në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nesër mbërrin në Tiranë.

Në agjendë është parashikuar një takim me kryeministrin Edi Rama, takim që do të zhvillohet në “Pallatin e Brigadave”, vend ku do të bëhet dhe takimi përurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave.

Po ashtu, kreu i Qeverisë së Kosovës pritet të zhvillojë takime edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha, dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.