Hasani: Kosova nuk ofron stabilitet social për të rinjtë

12.08.2016 16:09:24

Qeveria e Rinisë Evropiane në Kosovë (KREK) kanë vendosur që në Ditën ndërkombëtare të rinisë kanë të flasin për problemet e të rinjve.

Presidenti i Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani, gjatë një konference për media të organizuar lidhur me ditën botërore e rinisë, është shprehur se të rinjtë nuk shohin asnjë perspektivë në Republikën e Kosovës, ndeshen me probleme të cilat janë të vështira për t’u zgjidhur dhe i vetmi opsion iu mbetet të marrim rrugën e mërgimit.

“Klasa politike duhet t’i ndryshojë qëndrimet dhe veprimet e veta ndaj rinisë, duke iu mundësuar qasje në jetën institucionale dhe në organizata ku mund t’i shprehin idetë dhe vizionet që kanë për të ardhmen e tyre, sepse sipas tij, rinia e orientuar sipas principeve të drejta shoqërore është themeli i shoqërisë që krijon udhëheqësit e së nesërmes dhe është shpresa e së ardhmes”, tha Hasani.