Hashim Thaçi: Po i afrohemi vendimit final për lëvizje të lirë!

30.08.2018 11:14:05

Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në facebook, pas mirtimit të raportit të Tanja fajonit për Kosovën në Komietetin LIBE, është shprehur se po i afrohemi vendimit final për heqjen e çdo pengese për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian, sot ka marrë një vendim tepër të drejtë, duke votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Çdoherë e më shumë po i afrohemi vendimit final, shumë kohë të pritshëm, që t’u hiqet çdo pengesë e lëvizjes së lirë edhe qytetarëve tanë në zonën Shengen. HTH” – ka shkruar Thaçi.