Hashim Thaçi takohet me Ramushin para udhëtimit për në SHBA

04.02.2019 11:32:48

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim presidentin Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

E para se të udhëtoj për në SHBA, presidenti Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj, i cili përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se me presidentin Thaçi, janë konsultuar  për agjendën shtetërore.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA