Hazard: Ja kush janë rivalët tanë për titull

01.02.2017 22:21:11

Eden Hazard beson se Arsenal dhe Manchester United do të jenë rivalet e tyre kryesor për titull
Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka befasuar kur është pyetur për kandidatët e mundshëm për titull të Premierligës.

Ai u shpreh se Chelsea rivalët kryesorë ka Arsenalin dhe Manchester United, duke mos përmendur fare Liverpoolin dhe Manhester Cityn, transmenton albeu.

“Mendoj se Arsenal dhe Manchester United janë rivalët kryesorë të Chelseat”, tha Hazard për Sky Sports.

“Unitedi luajti dobët në pjesën e parë të sezonit, por në ndeshjet e fundit kanë luajtur mirë. Ata kanë lojtarë të mirë, menaxher të mirë dhe në fund do të jenë në vendin e dytë ose tretë”.

Kujtojmë se Unitedi gjendet në vendin e gjashtë me 41 pikë, 6 më pak se sa Tottenham dhe Arsenal në pozitat dy dhe tre, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.