Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Kujdes me raketat balistike

01.02.2017 22:22:28
The White House in Washington DC with beautiful blue sky

Shtëpia e Bardhë i ka vënë një paralajmërim të ashpër Iranit.

Këtë e ka bërë të ditur gjenerali amerikan Michael Flynn në një konferencë për shtyp duke iu referuar testimeve të një rakete balistike nga Irani.

Këshilltari për Siguri Kombëtare nga Presidenca Trump ka thënë se ‘’që nga sot ne zyrtarisht i kemi vënë një paralajmërim të ashpër Iranit’’.