Turqi-Rusi, plan për armëpushim të përgjithshëm në Siri

28.12.2016 12:08:10

Turqia dhe Rusinë kanë rënë dakord mbi një plan të cilin do t’ua propozojnë palëve që janë në konflikt në Siri me qëllim që të fillojnë një armëpushim në të gjithë Sirinë.

Sipas informacionit që Agjencia turke ‘Anadolu’ ka marrë nga burime të sigurta, thuhet se Turqia dhe Rusia pas armëpushimit të shpallur në lindje të Alepos dhe evakuimit të popullatës civile, janë dakordësuar mbi një plan të cilin do t’ua propozojnë palëve që ta përhapin në të gjithë vendin.

Plani synohet që të zbatohet në të gjitha rajonet ku regjimi i Bashar al-Asadit dhe grupet e huaja terroriste mbështetës të regjimit janë në konflikt me grupet opozitare.

Ankaraja dhe Moska në kuadër të dakordësimit do të tregojnë përpjekje që armëpushimi të hyjë në zbatim këtë mesnatë mes palëve në konflikt. Ndërsa bëhet e ditur se organizatat terroriste do të mbahen jashtë përfshirjes në armëpushim.

Në rast të arritjes së një suksesi në armëpushim, regjimi dhe opozitarët nën udhëheqjen e Turqisë dhe Rusisë do të nisin negociatat politike në Astana.