Hisen A. Berisha: PËRKUFIZIM! Strukturimet politike shqiptare.

Është fakt se në të dy shtetet e një “hise-shteti”, humbasin dërmueshëm rreshtimet e djathta nacionaliste dhe fituan rreshtimet e ekstremit të majt.

Po ti shohim në kontekstin gjeopolitik të gravitimit që në lindje, atëherë e vetmja kategori reale, na mbeten “Heronjt e Luftes”. Kurse “Heronjtë” në politikë na i kanë krijuar gjithmonë.
Kjo po ndodh edhe ksaj here, në mungesë të sistemit të vlerave.
Ne, kategoria “popull” ose i kemi adhuruar nga ideologjia; ose i kemi respektuar nga frika, që në demokratura interpretohet si shantazh apo kategoria, qytetarë të shantazhuar.
Në aspektin gjeostrategjik, luften ndaj tyre e ke të humbur ngase i mbronë doktrina “me t’pa ndershmin mos hy në lojë se t’mundë me përvojë vs paskrupullsi”.
Prandaj, strukturimet demokratike në politikë gjegjësisht, të rreshtimit të djathtë nacionalist i shpëton doktrina e “qëndresës” (por jo mbijetesa) në politikë.
Këto rreshtime politike të spektrit të majt apo ideologji udhëheqëse, parimisht bien pre e mekanizmave të krijuar vet.
Kështu që “qëndresa” apo “rezistenca paqësore aktive” është një doktrinë “luftimi” raskapitëse por, e qëndrueshme në shtigje afatgjate të ndertimit të identitetit politik dhe tradites shtetrore.