Hospitalizohet ish presidenti Bush i ati

18.01.2017 11:24:57

Ish-presidenti George H.W. Bush është shtruar në spital, sipas televisionit lokal në Houston, KHOU.

Shefi i stafit të Bushit, Jean Becker, thotë se ai u pranua në Houston Methodist Hospital pasi u ndje keq.

Becker i ka thënë televizionit se Bush është “duke bërë më mirë”.

Bush, i cili ka shërbyer si President nga viti 1988 deri 1992, nuk pritet të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të 45-të, Donald J. Trump, në Uashington të premten për shkak të problemeve shëndetësore.

Për shkak të shëndetit të tij, 92 vjeçari ka qenë larg vëmendjes së mediave, dhe ka bërë shumë rrallë vërejtje publike