Hoyt Yee flet para senatit amerikan: Si u zgjidh ngërçi politik në Shqipëri

15.06.2017 13:20:36

Pas arritjes së marrëveshjes mes dy krerëve politikë dhe zgjidhjes së ngërçit politik, zyrtari i DASH, Hoyt Yee ka folur para senatit amerikan gjatë një seance të veçantë për rajonin. Yee përshëndeti vendimin e opozitës për heqjen dorë nga bojkotimi i zgjedhjeve. Ndërkaq foli për reformën në drejtësi ku u shpreh se është korrupsioni ai që i hap rrugë aktorëve destabilizues dhe vë në rrezik demokracitë e reja.

“Opozita në Shqipëri ra dakord për t’i dhënë fund bojkotit. Ballkani aktualisht përballet me një sërë kërcënimesh. Korrupsioni është një nga problemet më të mëdha që vë në rrezik demokracitë e reja. Institucione të brishta i kanë hapur rrugë korrupsionit. Korrupsioni u hap rrugë aktorëve destabilizues,” tha Yee.

“Si u zgjidh ngërçi politik në Shqipëri”

Zyrtari i Departamentit të Shtetit, përmendi disa përparime të arritura me mbështetjen amerikane, përfshirë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

“Me angazhimin tonë dhe të Evropës, gjatë muajit të kaluar, kemi parë disa suksese reale, me hyrjen e Malit të Zin ë NATO, sigurisht me ndihmën e Senatit, udhëheqësit e Maqedonisë bashkëpunuan për të formuar një qeveri të re, opozita e Shqipërisë ra dakord që t’i jape fund bojkotit dhe të marrë pjesë në zgjedhje më 25 qershor dhe Serbia pritet të hapë dy kapituj të ri me Bashkimin Evropian këtë muaj”, pohoi zyrtari amerikan.