Hudhet poshtë aktakuza dhe pushohet procedura penale ndaj të pandehurit E.H.

10.01.2017 11:57:20

 Gjykata e Apelit e Kosovës, në seancën e kolegjit të mbajtur me 22.12.2016, ka aprovuar si të bazuar ankesën e  të pandehurit E.H., kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 04.11.2016.

Aktakuza ndaj të pandehurit në fjalë, e ngritur me 13.01.2016, nga ana e Prokurorisë Speciale, për veprat  penale: Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe Falsifikim i dokumentit zyrtar, është hudhur  dhe ndaj tij është pushuar procedura penale.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet ankimore janë të bazuara, ngase veprimet inkriminuese për te cilat ngarkohet i pandehuri, nuk përbëjnë vepër penale, për faktin se në to nuk përmbushet asnjeri nga elementet të veçantë të veprës penale për të cilat i pandehuri është akuzuar.