I mituri mbytet teksa e ëma merret me celularin, pak metra më tutje

05.01.2017 14:08:10

Kjo video është filmuar në Kinë. Një fëmijë 4-vjeçar është mbytur në pishinë teksa e ëma ndodhej pak metra më tutje.

Ajo po merrej me celularin teksa djali i saj luftonte me vdekjen.

Më tronditës ishte justifikimi i saj pas ngjarjes.

“Nuk dëgjova asnjë zhurmë, kështu që nuk kisha si ta ndihmoja”, tha ajo.