I riu nga Kërçova në Parlamentin e Aargaut, për të përmirësuar imazhin e shqiptarëve

13.09.2016 21:35:11

Kantoni i Aargaus zgjedh më 23 tetor 2016 parlamentin e ri kantonal. Në garë për të fituar një ulëse në Parlamentin e Kantonit tashmë figurojnë edhe emrat shqiptarë në listat zgjedhore të disa partive politike.

Krahas kandidatëve të shumtë, shqiptaro-zvicerani Florim Kadriu, me origjinë nga Kërçova, kërkon një mandat në zgjedhjet e tetorit.

Në një intervistë për albinfo.ch politikani shqiptaro-zviceran tregon se si u nominua në listën e PS-së në Aargau. Kadriu pret edhe mbështetjen e bashkëqytetarëve të tij në rrethin e Badenit me shtetësi zvicerane.

„Kam për të krijuar një besim të fuqishëm te zviceranët në vlerat e vjetra të shqiptarizmit, siç është paqja fetare, puna e ndershme, besa shqiptare, e cila në dyndjet më të mëdha të Evropës dëshmoi të jetë shtylla më e fortë e civilizimit evropian“, premton politikani me origjinë nga Kërçova.