Ish-Kryeministri Berisha: Polici ngacmues seksual emërohet shef komisariati në Gramsh

12.11.2016 22:55:07

Një punonjës policie, i cili është transferuar nga Berati në Gramsh, është emëruar shef komisariati. Një denoncim në Facebook nga ish-Kryeministri Sali Berisha, akuzon shefin e komisariatit të Gramshit Lorenc Braho se ka qenë i akuzuar për ngacmime seksuale gjatë kohës që ka qenë me detyrë në Berat.

Denoncimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Lajme nga policia e gjenerates tjeter!

Qytetari dixhital informon:

-E largojne nga Berati per ngacmime seksuale
-E ngrene ne pergjegjesi shef komisariati ne Gramsh! sb

“Zoteri, hidhi nje sy dosjes se Shefit te Komisariatit te Gramshit, Lorenc Brahos, lindur ne Skrapar… Para se te merrte kete detyre, ky djaloshi ishte i emeruar ne Berat, ku e denoncuan per ngacmin seksual… Kete “hamshor” te Fidel Yllit qe la nam ne Berat dhe Kucove, tani e kane cuar te ngacmoje grate dhe vajzat e Gramshit! Dmth, vertet degjenerohemi ne Berat, ama rilindim ne Gramsh!