ISIS kthehet kundër të vetëve, vret xhihadistin gjerman (Foto)

31.12.2016 12:24:44

Shteti Islamik (ISIS) ka ekzekutuar një xhihadist vullnetar gjerman për pretendimet e spiunimit.

Nëna e Mario Sciannimanica është kontaktuar nga terroristët në fillim të vitit, ku i ishte thënë se ai ishte vrarë nga sulmet ajrore amerikane.

Por tani është zbuluar se ai është ekzekutuar nga fanatikët për të cilët ai u kthye në mysliman. I akuzuar për tradhti, atij mund t’i jetë prerë koka apo të jetë qëlluar me armë zjarri, transmeton arbresh.info.

Djaloshi nga Leverkuseni, që ra në xhihadizmin radikal tre vjet më parë ishte anëtar i policisë së ISIS-ot Shurta Askeriya.

Ai u bë pjesë e rangut të xhihadistëve pasi praktika e tij si mekanik dështoi t’i sigurojë një punë.