Punëtori bie nga krani i kamioni, arrestohet një person

31.12.2016 12:17:17

Një punëtorë i ndërmarrjes Termo-montimi nga Peja, është lënduar pasi derisa ishte duke punuar në   kran te kamionit është rrëzuar dhe ka rënë mbi kamion.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, punëtori i rrëzuar ka qenë pa pajisje mbrojtëse dhe për këtë është arrestuar një person.

Ngjarja ka nodur në rrugën ‘Mehmet Akif’ në Pejë në orën 16:20.

“ Viktima  ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar ne QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin ngasësi i kamionit i dyshuari mashkull K-Shqiptar -punëtori i ndërmarrjes Termo-montimi është arrestuar dhe me urdhër te Prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në njoftim.