Johnson nesër në Kosovë, Kuvendi organizon seancë solemne

09.11.2016 14:54:04

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson nesër do të vizitojë Kosovën.

Me rastin e vizitës së tij në Kosovë, nesër do të mbahet seancë solemne nga Kuvendi i Kosovës, ku ministri britanik do t’u adresohet deputetëve me një fjalim.

Seanca solemne do të mbahet nga ora 10 e 40 minuta, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës/