Kasapët e ISIS-it ua presin kokat dy “spiunëve” – para syve të fëmijëve

01.08.2016 13:35:10

Kasapët e ISIS-it kanë filmuar veten duke ua prerë kokën dy burrave, para syve të fëmijëve në një park të mbushur me njerëz.

Videoja, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, e publikuar nga kanali i grupit terrorist të lajmeve Wilayat Ninawa, tregon dy terroristët me thika në dorë të cilët flasin në përçartje në frëngjisht.

Në të, ata kërcënojnë më shumë sulme në rrugët e Parisit, Marsejës dhe Nicës.

Videoja thuhet se u publikua më 20 korrik në kanalet terroriste ISIS dhe është etiketuar se vjen nga Wilayat Ninawa në Irak.

Wilayat Ninawa është një nga territoret më të rëndësishme të pushtuara nga ISIS, dhe përfshin qytetin irakian të Mosulit.

Identitetet e viktimave janë ende të panjohura, por ka spekulime në forume se njëra viktima në të djathtë të videos mund të jetë evropian.

w222

w333

w444

WWW