Kënd e falënderoi Hoxhaj për njohjen nga Barbadosi ?

15.02.2018 21:52:53
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar për njohjen nga Barbadosi, duke e konsideruar si lajm mëse të duhur për Kosovën në vigjilje të festimeve për 10 vjetorin e pavarësisë.

Hoxhaj ka përgëzuar ministrin Pacolli për këtë njohje ndërsa ka falënderuar kryediplomaten e Barbadosit Maxine McClean.

“Një lajm mëse i duhur për Kosovën njohja nga Barbadosi. Në prag të dhjetë vjetorit të pavarësië, shteti jonë po hap dyert e botës çdo ditë e më tepër. Përgëzime ministrit Pacolli dhe mikeshës time, kryediplomates Maxine McClean për njohjen”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Njohja nga Barbadosi është njohja e 116 e Kosovës.