Kërcënimi i Kinës mban emrin Donald Trump, por fuqia e këtij shteti ‘shkatërron universin’

05.03.2017 19:21:23

Kina ka njoftuar se këtë vit do të rris buxhetin e saj ushtarak me rreth 7 për qind.

Pavarësisht shifrave, zyrtarët ushtarakë thonë se nuk është e mjaftueshme, arsyeja kryesore është – Donald Trump.

Presidenti i SHBA-ve njoftoi se do të forcoj ushtrinë amerikane si asnjëherë më parë në histori të Amerikës, madje ai theksoi se në sektorët e tjerë ka për të zvogëluar buxhetin për të mbledhur sa më shumë para për modernizimin dhe rritjen e aftësive ushtarake, transmeton lajmi.net.

“Shumë njerëz në ushtri nuk do të jenë të lumtur për këtë lajm”, ka thënë një burim i afërt me oficerët e lartë kinezë.

AP ka thënë se rritja e 9.7 miliardë dollarë në buxhetin e përgjithshëm ushtarak të Kinës, për herë të parë ka thyer kufirin e 1 miliardë juan ose 145 miliardë dollarë.

Reuters thotë se ‘disa njerëz në Kinë janë duke ushtruar presion për buxhetin ushtarak të këtij viti’ në të njëjtën kohë kur administrata e presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump propozon të rrit përfitimin për ushtrinë në 10 për qind për vitin 2017, dhe kur ka një shqetësim në lidhje me mosmarrëveshjet e mundshme me Kinën lidhur me detin e Kinës Jugore dhe statusin e Tajvanit.

Analistët presin që Kina të rrisë më tej investimet në ushtri. ‘Global Times’ bëri thirrje për një rritje të buxhetit n mënyrë që t’i përgjigjet pasigurisë që sjell Trump.

“Ne jemi një vend në zhvillim. Ka një ndryshim të madh midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara”, ka thënë një zëdhënës i Kongresit Kombëtar, duke hedhur poshtë mundësin e sulmeve nga SHBA-të.

Deklarata armike e Trump drejtuar Kinës në muajt e fundit ka bërë të qartë se në cilin drejtim do të shkojë politika e jashtme amerikane.

Tash e disa muaj edhe Kina ka filluar të demonstrojë fuqinë e saj duke nisur super-raketa të fuqishme, përcjell lajmi.net.

Ajo ka bërë një eksperiment të suksesshëm me një avion i cili lëshon raketa bërthamore, me këtë gjë Kina ka treguar se është në ‘një hap gjigant’ në garën me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë.

Në vitin 2007 Kina tregoi se ka armë që mund të shkatërrojnë qelizat në univers, dhe kjo nuk është për tu habitur se Pentagoni dhe Uashingtoni kanë ndezur alarmet.

Përveç kësaj, kinezët kanë ushtrinë më të fortë në botë me 2 milionë e 285 mijë ushtarë, 795 mijë civilë, 6 mijë e 545 tanke, 5 mijë e 48 avionë, 972 luftanije dhe 6 mijë e 500 bomba bërthamore.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping disa herë përsëriti se vendi i tij nuk ka ndërmend të jetë një superfuqi botërore ndërsa qëllimi kryesor i tij është ta rris ekonominë dhe çrrënjos varfërinë e cila është ende problemi më i madh në vend.

Për Kinën kërcënimi më i madh i cili është i panjohur dhe impulsiv mban emrin Donald Trump.

Kjo është arsyeja pse askush nuk mund të garantojë për konfliktet që mund të vijnë.