Këshilltari i ministrit të Arsimit hedh poshtë pohimet e Unionit të Studentëve

04.03.2018 22:38:25
Këshilltari i ministrit të Arsimit, Valmir Gashi, ka reaguar ndaj Unionit të Studentëve të Kosovës, të cilët thanë se nuk kanë pranuar takimin me Shyqiri Bytyqin ku ky i fundit deklaroi se ka takuar studentët të cilët i ka siguruar se përjashtimi nga EQAR nuk ndikon në njohjen e diplomave të tyre në BE.

Nëpërmjet një komunikate për media, Unioni i Studentëve të Kosovës ka thënë se studentët që kanë takuar ministrin, nuk paraqesin zërin e studentëve kosovarë.

Këshilltari i Bytyqit, Valmir Gashi, ka publikuar fotografi nga takimi që Bytyqi ka zhvilluar me studentët, për të hedhur poshtë pohimet e USK.

“Momente nga takimi i sotem i Ministrit te Arsimit, Shkences dhe Teknologjise, z. Shyqiri Bytyqi, me perfaqesues te Organizatave Studentore (Unioni i Studenteve Pro Europian – USPE, Paqja Studentore – PS, Levizja Studentore per Barazi-Studim, Kritike, Veprim – SKV, Demokracia Studentore – DS, etj)”, ka shkruar Gashi në Facebook.