Kështu qarkullon kjo reklamë e këtij doktori që një kohë të gjatë në internet, sa është e besuar kjo ??

11.09.2019 14:04:24

Dr. Ekrem Maloku

Neuropatolog
Konsultohu me Dr. Ekrem Maloku, subspecialistin nga lëmia e Neuropatologjisë Klinike i diplomuar nga Qendra Medicinale e Universitetit të New Yorkut. Dr. Maloku paraprakisht ka kompletuar programin specialistik nga Patologjia Klinike dhe Anatomike në Qendrën Universitare të Dartmouth Hitchcock Medical Center në shtetin New Hampshire, SHBA. Dr. Maloku është mjek i licensuar në shtetin e New Yorkut.
Në terminin e rezervuar vetëm për ju, tregoni Dr. Malokut çdo gjë për sëmundjen tuaj dhe do të merrni mendimin e tij në lidhje me diagnozën finale Neuropatologjike, aplikimin e metodave bashkëkohore imunohistokimike dhe ato molekulare patologjike për diagnozën e proceseve tumorale dhe jo-tumorale të trurit dhe palcës kurrizore. Ai do ju dëgjon me kujdes dhe do ju ndihmon rreth diagnozës Neuropatologjike si dhe rekomandimet adekuate nëse është e nevojshme për ekzaminim shtesë si pjesë e ekipit të integruar të Neuropatologjisë, Neurokirurgjisë, Neuro-onkologjisë dhe Neuro-radiologjisë.
Sot si asnjëherë më parë mjeku është më afër jush.

 

Kështu qarkullon kjo reklamë e këtij doktori apo të them  e këtij shpetimtari që një kohë të gjatë në internet  ….

Nga Lejla HOTI

Në reklamë thuhet se doktor Ekrem Maloku është Neuropatolog subspecialistin nga lëmia e Neuropatologjisë Klinike i diplomuar nga Qendra Medicinale e Universitetit të New Yorkut.

Doktor Ekrem Maloku është mjek i licensuar në shtetin e New Yorkut.Thuhet në  reklamë që të bisedojmë , të kontaktojme më  doktor Ekrem Maloku  për sëmundjen tonë dhe do të merrni mendimin e tij në lidhje me diagnozën finale Neuropatologjike, aplikimin e metodave bashkëkohore imunohistokimike dhe ato molekulare patologjike për diagnozën e proceseve tumorale dhe jo-tumorale të trurit dhe palcës kurrizore.

Dhe sa shumë që ka nëvojë KOSOVA  për këtë doktor, por edhe sa të mëdha janë hallet e fëmijëve SHQIPTAR  që kanë këtë sëmundje askush nuk beson. Fëmijët më tomore në tru lëngojnë në çdo çast të jetës. Ata në çdo çast prekin pamundesitë, realitetin e hidhur, janë të varur në çdo minutë nga dikush… sa e hidhur ,sa e rëndë sa e pabesueshme dhe tronditëse është kjo …Më këtë vuajtje merrren në çdo sekondë prinderit e  këtyre fëmijëve ..Dhe shumë here jeta të ngjanë në ferr… Por a ka shumë raste të këtilla në Kosovë e Shqipëri nuk dihet, gjithçka është ???

Eshtë tepër tronditës fakti që Kosova bën  shumë pak, ose nuk bën asgjë për këta fëmijë dhe familjet e tyre….
Amerika është një enderr e larget ose edhe e paprekshme për këto raste…