Kështu raportojnë mediat arabe për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit (Foto)

15.06.2017 21:16:24

Mediat elektronike arabe kanë raportuar rreth vdekjes së Lavdrim Muhaxherit, ish-liderit të shqiptarëve në ISIS. Portali “Akh bar” e përshkruan Lavdrimin si një emigrant nga Kosova i cili më vonë u bë njeriu më i besuar i shefit të organizatës terroriste ISIS, Al-Bagdadit, transmeton Indeksonline.

Lavdrim Muhaxheri, kreu i luftëtarëve shqiptarë të bashkuar me grupin e dhunshëm xhihadist, Shteti Islamik, është vrarë gjatë një sulmi me “drone” të forcave amerikane në Siri. Derisa vrasjen e kosovarit e ka konfirmuar ditë më parë vëllai i tij, Bajrami, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.

Lavdrimi, i cili mbante nofkën “Abu Abdullah al-Kosova” konsiderohej si njëri prej më të kërkuarve në rajon.

Ai shihej prej kohësh si njëri prej drejtuesve të ISIS-it, pas ngjitjes së shpejtë në krye të “Brigadës ballkanike” të xhihadistëve. Ndryshe, dronët amerikanë raportohet t’i kenë marrë jetën në sulmin e fundit edhe vëllait të tij, Bilall Haqifi. Lavdrim Muhaxheri.