KFOR-i parandaloi skenar për gjakderdhje dhe për aneksimin e veriut nga Serbia

06.08.2018 11:12:50

Nga Rexhep Kastrati

Kur Aleksandër Vuçiq kishte thënë vite më parë se Daut Haradinaj do ta sulmonte veriun e Kosovës, e pata konsideruar një nxitje për të destabilizuar vendin, përkatësisht për të nxitur konflikt ndëretnik, e që do të ishte shkas për të ndërhyrë forcat e Serbisë për realizimin e skanearit ukrainas të aneksimit të asaj pjese të Kosovës.

Mirëpo, jo vetëm atëherë, por Serbia vazhdimisht ka punuar që të destabilizojë Kosovën, e më konkretisht që të orkestrojë ndonjë sulm ndaj serbëve në veri në mënyrë që të arsyetojë ndërhyrjen e saj, duke realizuar kështu aneksiminin e asaj pjese.

Fatkeqësisht, në këto plane aneskioniste të Serbisë janë të përfshirë strukura të larta shtetërore që kontrollohen nga shqipfolës të BIA-s apo edhe të ndonjë shërbimi tjetër sekret të ndonjë vendi aleat të Serbisë, por edhe agjentura të tilla drejtpërdrejt.

Gjatë viteve, edhe nën administrimin e UNMIK-ut janë përgatitur grupe të armatosur të përbërë nga strukura të ndryshme, madje edhe nga TMK, Garda etj., e të cilët do t’ia mësynin veriut në emër të gjoja çlirimit, përkatësisht eliminimin e strukuturave serbe atje, por që në fakt do të krijonte pretekst për një konflikt ndëretnik, me ç’rast Serbia do të dërgonte trupat e saj të xhandarmërisë dhe të ushtrisë, por edhe do të mobilizonte trupat e saj brenda Kosovës e që ishin kamufluar me emra të ndryshëm si: Rojat e Urës, Mbrojtja Civile, “Zveçani”, etj. Kishin qenë trupat e KFOR-it që madje edhe ishin ndeshur me grupe të tilla, e që nuk kishin lejuar që këto grupe të shkonin në veri dhe të nisnin konflikt ndëretnik e që do ta bënte punë të kryer ndarjen e Kosovës.

Pra, plane për nxitjen e një konflikti ndëretnik që do të ishte pretekst për aneksimin e veriut nga Serbia, janë të hershme, kurse gjatë këtyre ditëve do të duhej të vihej në zbatim një plan i mirëpërgatitur dhe me përfshirje të strukurave të larta shtetërore të Kosovës, të Serbisë dhe të shteteve të ndryshme rajonale, si dhe me përfshirjen e agjenturave të shumë shteteve aleate të Serbisë që jo vetëm se nuk janë kundër ndarjes së Kosovës, por kanë punuar dhe janë duke punuar fuqishëm që kjo të ndodhë sa më shpejt.

Ndërhyrja e KFOR-it, ndërkaq, edhe një herë ka shpëtuar veriun, ka shpëtuar Kosovën, ka shpëtuar rajonin nga një gjakderdhje që do të shkaktonte efekt domino, dukr rindezur edhe njëherë lufta të përgjakshme dhe gjenocidale.

Duket se pazaret me Kosovën dhe në dëm të Kosovës, të cilat nuk janë bërë tash, por tash janë në fazën përfundimtare të realizimit, vazhdojnë të kenë në krye linjën e Tiranës/Kretës në krye me hashim Thaçin, i cili ngritjen e tij politike e ka vetëm falë faktit se më 1999 realizoi ndarjen etnike të Kosovës.