Kinë/ Shtatë fëmijë hyjnë në lumë të shpëtojnë shokun, mbyten që të gjithë

22.06.2020 08:47:18

Një tragjedi ka pllakosur qytetin e Mixinit në Kinën Jugperëndimore. Mediat lokale raportojnë se një fëmijë kishte rënë në lumë por nuk po arrinte të dilte, dhe shtatë shokë të tij janë zhytur në ujë për ta shpëtuar.

Drama është se asnjeri prej tyre nuk arriti të dalë më gjallë prej andej. Fëmijët, që të gjithë nga i njëjti qytet Ii ndodhur shumë pranë metropolit të Chongcing, kishin shkuar të luanin bashkë në buzë të lumit. Kur mbërritën ekipet e ndihmës, për të miturit ishte shumë vonë.

Zhytësit kanë mundur të nxjerrin në breg të gjithë trupat e tyre të pajetë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbytja është shkaku kryesor i vdekjes për fëmijët nën moshën 14 vjeç në Kinë. Ministria kineze e shëndetësisë vlerëson se afro 57,000 njerëz mbyten në të gjithë vendin çdo vit.