Koci apel institucioneve: Në “Beer Fest” po shiten pije alkoolike për të mitur

04.07.2017 22:35:25

Avokati, Arianit Koci me anë të një postimi në facebook ka kërkuar nga institucionet që të ndalojnë shkeljen e ligjit, që sipas tij po bëhet në “Beer Fest”.

Ai ka shkruar se në këtë organizim po u shiten pije alkoolike personave nën moshën 18 vjeçare, transmeton lajmi.net

“ Në “Beer and Wine festival, masovikisht po ju shitën pijet alkoholike, personave në moshën 18 vjeçare.I bejë ftesë publike organeve kompetente, që ta ndalojnë këtë shkelje flagrante të ligjit”, ka shkruar Koci në facebook.

Ndryshe, sot është nata e fundit e “Beer and Wine festival”, që ka filluar nga e premta.