Kompania amerikane heq logon që e mori nga FSK-ja

07.01.2019 22:36:39

Në një postim në Facebook, Albian Gagica, pronar i kompanisë “INIT”, që njëherit ka krijuar dizajnin e emblemës së FSK-së, ka njoftuar se kompania private e sigurimit në SHBA, “American Premier Security” ka hequr logon nga ueb-faqja.

“Komapnia në fjalë e hoqi logon prej ueb-faqes së tyre. Tash a po na besoni? #Ligji. Kosovë mos ki frikë se ki djem në Amerikë”, ka shkruar Gagica në profilin e tij në Facebook.

Gjatë ditës së sotme kishte qarkulluar emblema e kompanisë private të sigurimit në SHBA që kishte ngjashmëri me atë të FSK-së.

Autori i emblemës së FSK-së, Taulant Qerkini, në një prononcim për Telegrafin e ka mohuar se emblemën e ka marrë nga kjo kompani amerikane.

Ai ka deklaruar se emblemat e FSK-së janë hartuar qysh nga viti 2008, dhe përkundër se kompania amerikane është themeluar në vitin 2003, FSK-ja sipas tij i ka emblemat autentike.