Komuna e Prishtinës përzgjodhi kompaninë për furnizim me kontejner pa shporta (Dokument)

02.10.2016 12:02:16
Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga kryetari Shpend Ahmeti e ka bërë ‘bërllok’ me tenderin për rregullimin e kontejnerëve nëntokësor dhe furnizim me kontejner të rinj.

Komuna e Prishtinës është konstatuar të ketë bërë shkelje në këtë tenderë, duke zgjedhur kompaninë “German Construction Group”  për furnizim me kontejnerë të rinj.

Kompania e rekomanduar për kontratë është konstatuar se nuk ka ofruar materialin e kërkuar për këta kontejnerë, shkruan ORAinfo.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) pas një ankese që ka pranuar nga një kompani ofertuese, ka urdhëruar komunën e Prishtinës, që të anulojë vendimin për dhënien e kontratës dhe këtë tenderë të kthej në rivlerësim.

“Paneli shqyrtues konstatoi se qëndron si I bazuar pretendimi I operatorit ekonomik ankues për shkelje të nenit 59 të LPP-së, nga ana e autoriteti kontraktues me rastin me rastin e ri-vlerësimit për faktin se gjatë ekzaminimit të ofertës së OE, të rekomanduar për kontratë, përkatësitë kataloguar të ofruar nga OE I rekomanduar për kontratë nuk e ka paraqitur :shportën e mbeturinave” sipas specifikimit teknik të detyrueshëm-ANEX 1, ku është kërkuar që “shporta duhet të jetë materiali i galvanizuar ndërsa kapaku ku hedhën mbeturinat duhet të jetë nga materiali “INOX””, thuhet në vendimin e OSHP-së, përcjellë ORAinfo.

Më tej në vendim thuhet se ,paneli shqyrtues, duke u bazuar në të dhënat në seancën dëgjimore, dhe nga provat material konstatoi dhe vlerësoi se komuna e Prishtinës gjatë fazës së rivlerësimit të ofertave nuk ka vepruar në harmoni me nenin 72 të LPP-së, sepse autoriteti kontraktues me rastet kur kërkon sqarime nga operatorët ekonomik nuk mund të bëjë ndryshime material të tenderit, ndërsa në rastin konkret edhe pse autoriteti kontraktues ka kërkuar sqarime nga OE i rekomanduar lidhur me produktet e ofruara në katalog i njëjti ka ofruar katalogje tjera që nuk kanë qenë në dosje të tij të tenderit, por megjithatë nuk ka ofruar produktin në Aneksin 1, ku është kërkuar që shporta të jetë nga materiali  galvanizuar dhe gjithashtu kapaku nuk është nga materiali “INOX”.

Ndryshe, Zyra e Prokurimit në Komunën e Prishtinës gjatë muajit gusht kishte përzgjedhur kompaninë “German Construction Group” në tenderin për rregullimin e kontejnerëve nëntokësor dhe furnizim me kontejner të rinj.

Vlera e këtij tenderi peshonte plotë 154 mijë euro.

Në përshkrimin e kontratës thuhet se do të bëhet rregullimi i kontejnerëve nëntokësor dhe furnizimi me kontejner të rinj me gjithsej 34 copë

“Kontejneri duhet të jetë i prodhuar nga polietileni dhe të përmbush standardet evropiane EN. Fortësia mekanike e kontejnerit duhet të plotësoj kushtin si në vijim: në 3000kg ngarkesë në kohëzgjatje prej 5min nuk lejohet të ketë deformime të përhershme, thyerje apo qarje të kontejnerit”, thuhet në përshkrimin e kontratës.

Por, realizimi i këtij projekti do të vonoj, pasi që tenderi duhet të kthehet në rivlerësim.

teinderi-1tenderi