Konflikti në Siri: OKB-ja heton sulmin me gaz toksik

11.08.2016 16:52:17

OKB-ja po heton dëshmitë të një sulmi me gaz toksik në një zonë të mbajtur nga rebelët të qytetit sirian të Aleppos.

Rebelët thanë se sulmi,  i cili thuhet se la katër të vdekur dhe shumë të plagosur, është kryer nga forcat qeveritare që përdorin gazin klor.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë tha se sulmi me klor, nëse konfirmohet, do të ishte një “krim lufte”.

Pamjet e marra nga BBC tregojnë se njerëzit kanë probleme me frymëmarrjen, dhe po marrin trajtim në spital.

Burra, gra dhe fëmijë janë të pajisur me maska të oksigjenit nga personeli mjekësor.