Kryetari i Klinës akuzohet për keqpërdorime, dyshohet se vdekja e zëdhënësit erdhi prej mostrajtimit mjekësor

07.04.2018 13:12:25
Kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj, e ka bërë hor një qytetar i Klinës. Përmes një postimi në faqen “Klina vendi im”, Arben Racaj, e ka pyetur kryetarin e Klinës pse vdiq Agron Gashi, punëtori i Komunës së Klinës, Gazetari i mirënjohur i Klinës, një orë pasi qëndroj i shtrirë në QKMF?

Racaj ka ngrehur dyshime se as tensionin e gjakut nuk ia ka kontrolluar doktori në Klinë.
Ndërsa, pas punësimit politik të vajzës së kryetarit Elezaj, Racaj ka thënë se duke dashur që t’i ikë hetimit për konflikt interesi, kryetari Elezaj nuk e ka nënshkruar vendimin, por nënkryetari i tij, mirëpo ai ka harruar se edhe nënkryetari është nën vartësinë e tij, kurse komisionin vlerësues të kandidatëve e ka zgjedhur dhe nënshkruar vetë kryetari Elezaj.

Më poshtë gjeni dyshimet e ngritura për keqpërdorime të shumta në Komunën e Klinës.

“15 PSE për kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj

I nderuari kryetari im,Zenun Elezaj. E dij, jam i sigurt që tanimë e ke hetuar dhe kuptuar që pesha e udhëheqjes dhe menaxhimit të Komunës në një ditë të vetme është shumë më e madhe se sa organizimi i një ore a një dite ligjërate me studentë. Në fakultetin ku ju ligjëroni (Mitrovicë), kontratën e keni bërë me Dekanin e fakultetit dhe në rast të mungesës a dështimit eventual ju hiqet mëditja apo edhe largoheni nga puna. Kjo mund të krijoj rrethana të vështirësuara vetëm për ty por jo edhe për fakultetin apo studentët sepse fatbardhësisht kuadro që do të të zëvendësonin brenda jave ka me shumicë në Kosovë. Por, pozita tjetër që mbani, ajo e kryetarit të 50.000 qytetarëve të Klinës ,ndryshon. Këtu nuk guxon të mungosh , nuk guxon të dështosh, sepse nuk e merr në qafë veten tënde por qytetarët e Klinës.
Colin Poëell në një rast thotë, citoj:”Më jep njerëzit e duhur dhe nuk më intereson se çfarë organizate do më japësh. Gjëra të mira do të ndodhin. Më jep njerëzit e gabuar dhe nuk ka rëndësi se çfarë do të bësh me organizatën. Gjëra të këqija do të ndodhin.” Nuk e dijë nëse qytetarët e Klinës e zgjedhën udhëheqësin e gabuar apo udhëheqësi i mirë zgjodhi bashkëpunëtorët e gabuar? E sigurt është se në Klinë po ndodhin gjera të këqija!

Në mënyrë që mos të bëjë monolog, kërkoj që të përgjigjesh në këto 15 PSE që mua dhe shumë qytetarëve të Klinës po na shqetësojnë shumë. Nga përgjigjja e juaj do ti kuptoj dy gjera. 1. Nëse vërtete e ke lexuar, ashtu siç deklaroheshe në një intervistë, librin “ Guximi për të shpresuar” nga Barack Obama dhe 2. Nëse guxojmë ne qytetarët e Klinës të shpresojmë se ju do të ndryshoni qasjen në qeverisje.

1. Pse punësuat në Komunë me kontratë në vepër mbi 10 aktivistë dhe anëtarë të strukturave të partisë tuaj?

2. Pse të gjithë Drejtorët e shkollave , zv drejtorat, ushtruesit e detyrave të drejtorëve i punësuat vetëm nga partia e juaj AAK dhe partitë që jeni në koalicion?

3. Pse e punësuat vajzën tuaj? Duke dashur që ti ikni hetimit për konflikt interesi, ju nuk e keni nënshkruar vendimin por nënkryetari, por keni harruar se nënkryetari është nën vartësinë tuaj. Përveç kësaj, komisionin vlerësues të kandidatëve e keni zgjedhur dhe nënshkruar ju.

4. Pse dy herë radhazi ( në dy konkurse për psikologe në shkollë)u tërhoq pasi ka konkurruar zonja Hasanaj? Kush e detyroj?

5. Pse përuruat rrugën në Krushevë akoma pa nisë asnjë procedurë prokurimi, pa u zotuar mjetet, pa u përzgjedhë operatori etj.? Që ta mashtroni Lugun e Drinit pasi që ka shumë ankesa nga ajo anë për anashkalim total nga qeverisa aktuale?

6. Pse nuk ua kërkon diplomat universitare te deklaruara ne ëeb të komunës , drejtorëve tuaj? A e din që 4 i ke me shkollë të mesme e një me diplomë të blerë në “Kristal”-in famëkeq të Shqipërisë?

7. Pse i diferencuat OJQ e Klinës në ndarjen e subvencioneve

8. Pse nuk i bëtë një kujtim të denjë, me datë 4 prill, të zhdukurve të luftës në Komunën e Klinës. Organizim formal që zgjati vetëm 25 minuta dhe që mbahej nën përkujdesjen tuaj kryetar por që ti as nuk more mundin të jesh prezent. Mundin nuk e moren as ato dy deputetet e Klinës, Shqipe Pantina dhe Mirjeta Kalludra që vitin e kaluar në këtë organizim bëheshin copa për tu ekspozuar pasi që ishin zgjedhjet parlamentare pas dy muajve.

9. Pse nuk u shpërnda asnjë ftesë asnjë lajmërim për shënimin e ditës së të zhdukurve në Komunë të Klinës, as në ëeb të Komunës, as në FB të DKRS. Ndërsa për një shfaqje teatrale amatore na i keni mbush xhamat e dyqaneve e shtyllat elektrike e mos të flas për FB zyrtar të DKRS! A e meritojnë qytetarët e Klinës dhe familjet e të zhdukurve këtë injorim tuajin?

10. Pse e keni shkurtu orarin e punës në laborator në QKMF, nga 07-19 sa ka qenë vitin e kaluar në 07-15 këtë vit?

11. Pse nuk punon orar kujdestarie edhe barnatorja e QKMF-së?

12. Pse nuk ka asnjë doktor specialist në mbrëmje në Urgjencë por vetëm doktor të praksës së përgjithshme?

13. Pse janë rrehë mes vete Drejtori i Shëndetësisë dhe doktori i QKMF?

14. Pse vdiq Agron Gashi, punëtori i Komunës së Klinës, Gazetari i mirënjohur i Klinës, një orë pasi qëndroj i shtrirë në QKMF? A ja kontrolloi tensionin e gjakut doktori, a ja bëri EKG (aty ngjitur e ka patur)? Pyet pak e interesohu se e ke për detyrë ligjore dhe obligim moral.

15. Pse asnjë projekt as nuk ka nisur as sosur që 4 muaj? A e din çka ke premtuar se do të realizosh në 6 mujorin e parë?!”

Për ta mbyllur në fund, kryetar i nderuar, përgjigju në këto pyetje dhe sqaroje pozicionin tuaj sepse kemi filluar të besojmë se po të këshillojnë mbrapsht këshilltarët, drejtorët e shefat”, ka shkruar qytetari i kesaj komune, Arben Raci.