Kryetari i LDK-së Isa Mustafa: Urime Arban fitorja në Prishtinë!

23.10.2017 11:28:47

Akademik Isa Mustafa për të arriturat e LDK-së në këto zgjedhje uron Arban Abrashin.

Ai në një postim në facebook shkruan fituam sepse nuk u dorëzuam. LDK është e para me meritë të plotë. z. Mustafa falenderon qytetaret për besimin ndaj LDK-së

Ky është postimi i plotë në facebook i z. Mustafa:

Fituam sepse nuk u dorëzuam.
LDK është e para, me meritë të plotë. Faleminderit qytetarë për besimin tuaj. Faleminderit kryetarë të komunave që punuat mirë dhe me nder; dhe juve kandidatëve të rinj për kryetarë të komunave e këshilltarëve të Kuvendeve Komunale për kulturën që treguat në këto zgjedhje. Urime Arban fitorja në Prishtinë!