KSHZ shpall rezultatet zyrtare të rivotimit në Tearcë

25.12.2016 22:11:08

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në web faqen e saj ka publikuar rezultatet përfundimtare të rivotimit të sotëm të Komunën e Tearcës.

Në votimin e sotëm LSDM-ja ka marrë 245 vota, OBRM-PDUKM-ja 149.

Kjo nënkupton që nuk do të ketë ndryshime në numrin e mandateve, nga zgjedhjet e 11 dhjetorit.