Kujdes nga modeli “Trump” n’LDK !

19.03.2019 17:34:47
 Nga Fatmir Bajraj
LDK-ja n’këtë fazë të procesit zgjedhor është target i mediave, grupeve të interesit dhe e kundeshtarëve politik. Pra intersimi për produketin që do nxjerrin e derivojnë zgjedhjët, janë t’interesuar t’a mësojnë shumë n’Kosovë dhe n’gjithë gjeografinë politike shqiptare, dhe jo vetëm ! T’vetëdijshëm për ekspansionin e LDK-së, falë vlerave kadrovike të profileve të larta profesionale, intelektuale dhe akademike, në njërën anë, dhe falë trashegimisë historike, politike dhe nacionale n’tri dekada, në anën tjetër, si dhe falë kohezionit dhe konsistencës n’politikëbërje; n’institucione të vendit, karshi intersit qytetarë dhe raporti miqësor me miqtë tanë që ndihmuan lirinë, çlirimin dhe bërjën e Kosovës, shtet të pavarur e sovran, e gjithë kjo shton dozën e intersimit.
Kjo fazë, nuk është ajo e shpalljes dhe kandidimit legal & zyrtar të pretendentëve për postin e t’parit të LDK-së, por është faza e shpalljes legjitime të embicieve të kandidatëve potencial për këtë post. Meq subjket politik (LDK-ja), ka një Kushtetutë të vetën, STATUT, të cilin e nxjerrë Komisioni statutar si normë që rregullon dhe sanksionon sjelljet dhe funksionimin e organeve, forumeve si dhe rregulave strikte parazgjedhor dhe zgjedhore, atëherë imponohet respektimi strikt i statutit.
LDK-ja s’ka armiqë e as armiqësi, biles edhe kundershtarët i ka ma t’vegjël se vetja në numër, por janë të egër dhe të vrazhdë në oponencën kundës saj (LDK-së). Kundershtarët agresiv të LDK-së, kanë provar dhe do provojnë serish që t’pervijojnë individ, klane e qarqe n’LDK-së, për t’a luftuar nga brënda, “luftë” kjo e provuar e sprovuar n’disa etapa t’ecjes së saj historike, siq ishte rasti me grupin e Hydajet Hysenit, Jakup Krasniqit e bashibuzukëve tjerë të t’njëjtit soj ! Doktrina e të tillëve është që sa më shumë të dëmtohet LDK-ja, aq ma t’fort e ma t’paprekshem do jenë ata dhe pushteti i tyre i grabitur dhe i përvetësuar padrejtësisht. Premisa e “luftës” së tyre kundër procesit zgjedhor të LDK-së do jet shumë dimensionale, por dy kryesoret janë këto : Përpjekja për t’a përqarë, dhe ajo e “penëtrimit” të ndonjë kandidati t’vetin, duke investuar, mund e para, vetëm për t’ia dalë që t’dëmtoj LDK-në. Një gjë tanimë më s’është sekret : Ideologji e mëndësi serbo-ruse veprimi kemi n’rajon, e pse jo edhe n’Kosovë, sikur kishim e kemi n’Shqipëri e Edi Rames, ndaj infiltrimi i tyre s’është as i pashmangshëm dhe as i pamundshëm. Një investim serbo-rus, me elementet që kemi brënda, mund t’a dëmtojnë LDK-në dhe vendin.
Andaj, nuk përjashtohet mdeli “Trump”, n’LDK ! Kjo gjë, s’do deshironim kurr t’na ndodhë, andaj kujdes..!