” Kurani i Thomas Jefferson : Islami dhe Themeluesit SHBA” me autore Denise Spellberg

30.07.2019 12:02:31

Pergaditi:nga Sylejman Morina

Përkthimi në gjuhën angleze i Kuranit, që Tomas Xhefersoni bleu në vitin 1765, bëri paraqitjen më të madhe publike më 5 janar 2007, kur deputeti kongresist demokrat i zgjedhur i Minesotes, Keith Ellison i përdori ato tekste religjioze gjatë betimit të tij në sallën e Kongresit Amerikan. Kurani i Xhefersonit është i rëndësishëm jo sepse ai ndikoi direkt në mendimin e Xhefersonit ( Spellbergu e thekson në këtë raport të saj ) pasi nuk dihet sasia e materialit të lexuar në dy vëllimet apo çfarë ka mësuar nga ai nga ato, por se prania e tyre në bibliotekën e Xhefersonit na kujton pozicionimet e tij progresive mbi tolerancën fetare dhe vlerësimin me të cilin mendimi i Etërve Themelues u formua në bazë të ideve të tyre rreth myslimanëve, megjithëse shumica e Themeluesve kurrë nuk kishte takuar një musliman gjatë jetës së tyre. Spellbergu shpjegon tezën e saj duke përshkruar mënyrat e buta ( soft ), por të rëndësishme me të cilat amerikanët kolonialë ranë në kontakt me muslimanët, të cilat mendohej të pasqyronin karakteristikat e jashtme të një popullsie të ndryshme nga ajo amerikane. Ajo skanon shkrimet e Xhefersonit dhe del ne konkluzione, nga vendi ku Xhefersoni kishte vendosur Kuranin, nga biblioteka e tij. Por raportet politike dhe diplomatike të Xhefersonit, të cilat zbulojnë një qasje medituese apo të komplikuar në Islam, ndoshta janë ato më impresionueset. Duke kujtuar se, gjatë fushatës kaotike zgjedhore kundër John Adams, Xhefersoni mund të ketë qenë kandidati i parë presidencial për t’u keqtrajtuar ashpër për të qenurit musliman.

Në këtë libër origjinal dhe ndriçues, Denise A. Spellberg zbulon një dimension pak të njohur por të rëndësishëm të historisë së lirisë fetare amerikane – një dramë në të cilën Islami ka luajtur një rol të habitshëm. Në 1765, njëmbëdhjetë vjet para se të kompozonte Deklaratën e Pavarësisë, Tomas Xhefersoni bleu një tekst te Kuranit ( të shtypur në dy pjesë ). Kjo shënoi vetëm fillimin e interesit të përjetshëm të tij mbi Islamin, nga ku ai do të vazhdonte të merrte libra të shumtë mbi gjuhët e Lindjes së Mesme, historinë dhe udhëtimet, duke marrë shënime të gjera mbi Islamin në raport me legjislacionin juridik anglez. Xhefersoni kërkoi të kuptonte Islamin pavarësisht nga indiferenca e tij personale mbi fenë, një ndjenjë e përhapur në mesin e bashkëkohësve të tij protestantë në Angli dhe Amerikë. Por ndryshe nga shumica e tyre, në 1776 Xhefersoni mundi ti imagjinonte muslimanët si qytetarë të ardhshëm të vendit të tij të ri.
Bazuar në hulumtime të shumta, Spellbergu tregon në mënyrë bindëse se si një pjesë e vogël e Etërve Themelues të kombit amerikan, ndër të cilët Xhefersoni para të gjithëve, hodhën ide iluministe rreth tolerancës së muslimanëve ( asokohe të konsideruar ” outsider “, jashtë skemave apo të pamundur si pjesë e shoqërisë perëndimore ) për të dalë nga ai debat thjesht spekulativ, një menyre praktike populiste për të qeverisur në Amerikë. Kështu, myslimanët, mbi te cilët nuk dihej as ekzistenca e tyre brenda kolonive, u bënë kufiri imagjinar i jashtëm për një pluralizëm të paprecedentë amerikan, fetar, i cili do të përfshinte edhe pakicat aktuale të përçmuara si çifutët dhe katolikët. Mosmarrëveshja ( përplasja ) e ashpër publike lidhur me përfshirjen e muslimanëve, për të cilën armiqtë kryesorë politike të Xhefersonit do ta sulmonin deri në fund të jetës së tij, u bë vendimtare në verdiktin përfundimtar të Etërve Themelues në mos krijimin e një një kombi eskluzivisht protestant, siç mund ta bënin shumë lehtë .
Derisa dyshimet e shumta mbi Islamin vazhdojnë dhe numri i qytetarëve amerikanë myslimanë rritet në miliona, analiza e rëndësishme e Spellbergut mbi këtë nocion radikal të Etërve Themelues, bëhet shumë domethënëse. Kurani i Tomas Xhefersonit është një vështrim në kohën e duhur mbi idealet që ekzistonin gjatë krijimit të shtetit amerikan dhe implikimet e tyre themelore për të tashmen & të ardhmen e tij.